Arenali nuk i kursen paratë, gati 100 milionë për një portier si Obllaku

Arsenali, në të kaluarën, konsiderohej si një klub që kursen dhe vetëm shet lojtarë. Kjo ndodhte, kur “topçinjtë” po ndërtonin stadiumin dhe vëmendjen e kishin përqendruar të futbollistët e rinj, të cilët, më vonë, ua shisnin shtrenjtë klubeve të tjerë. Por, gjatë viteve të fundit, politika e Arsenalit ka ndryshuar dhe klubi filloi të shpenzoi shumë para, me qëllim që të sillte në radhët e veta lojtarë yje, si psh. Mesut Ozili dhe Aleksis Sançez, ndërkohë që, këtë sezon, pasuan angazhimet e Aleksandre Lakazetit dhe Pjer-Emerik Obamejangut.

Gjatë verës, pritet që ky klub londinez të vendosë një rerkord të ri dhe të sjellë në radhët e veta portierin më të shtrenjtë në historinë e futbollit. Fjala është për gardianin e portës së Atletikos së Madridit, sllovenin Jan Obllak, kaluzola e blerjës së të cilit është 100 milionë euro. Mediume të ndryshëm shkruajnë se Arsenali është gati që ta paguajë këtë klauzolë, duke qenë se e konsieron Obllakun që është vetëm 25 vjeç, si portierin  e vet gjatë 10 viteve të ardhshëm.

Sfidanti.al