Antonio Konte ndahet me stil me tifozët e Çelsit

Trajneri italian, Antonio Konte, para disa ditësh, e përfundoi edhe zyrtarisht qëndrimin e tij te Çelsi i Londrës dhe, pasi kryesia e këtij klubi e ndërpreu bashkëpunimin me të, ajo caktoi një trajner tjetër italian, Mauricio Sari, në krye të “bluve” londineze.

Konte, mbas disa ditë heshtjeje, qëkur mori vesh caktimin e trajnerit të ri, reagoi, duke iu dërguar një mesazh, sipas stilit të tij, klubit dhe tifozëve.

“Dëshiroj të falënderoj të gjithë miqtë e minë klubin e Çelsit  për punën e tyre të përkushtuar dhe mbështetjen që më kanë dhënë mua gjatë dy sezoneve, gjatë të cilëve ne arritëm që të fitonin Premier Ligën dhe FA Kupën. Unë u shpreh mirënjohjen time lojtarëve, talenti dhe përkushtimi i të cilëve ishin mjaft të rëndësishëm për sukseset tona. Ishte një kënaqësi e veçantë që të punoje me ta përditë. Edhe stafin tim që ka punuar përditë me këmbëngulje, gjithashtu, dua ta falënderojpër punën që kemi bërë, për profesionalizmin dhe përkushtimin që kanë treguar gjatë të gjithë kohës.

Unë jam ndjermjaft mirë në Londër dhe Angli, ndërsa dua të falënderoj edhe tifozët e Çelsit që kanë qenë të jashtëzakonshëm me mua dhe familjen time. Ishte fantastike për mua që arrita t’i ndajë emocionet, pasionin dhe entuziazmin gjatëdy sezoneve të paharruar me tifozët e jashtëzakonshëm të Çelsit që do të mbesin përgjithnjë ne zemrën time. Shpresoj se Çelsi do të vazhdojë që të jetë i suksesshëm dhe i uroj atije të gjithë të tjerëvemë të mirën gjatë sezonit të ardhshëm”, vuri në dukje Antonio Konte.

Sfidanti.al