Abramoviçi mundet që ta çojë Çelsin në falimentim!

Miliarderi rus nuk është se e dëshiron diçka të tillë, por kjo mund të ndodhë për vetë mënyrën sesi po shkojnë gjërat. Pronari i Çelsit është i detyruar ta shesë klubit e Premier Ligës, pasi është dënuar me sanksione nga Britania e Madhe, veçse disa nga kandidatët kryesorë për blerjen e aksioneve janë britanikë dhe amerikanë, pra nga vende që kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë, dhe kjo e fundit u është përgjigjur. Në vazhdim të kësaj lufte, Roman Abramoviçi mund të refuzojë shitjen ndaj britanikëve dhe amerikanëve, dhe mund të preferojnë një sheik nga Arabia Saudite. Gjithsesi, mediat në Londër shkruajnë se qeveria britanike është kundër ofertës saudite prej 2.6 miliardë paundë stërlinash.

Sfidanti.al