A mund të harrohet portieri qw humbi portën për një panine..

Ju kujtohet portieri i klubit anglez Saton që u bë i n johur në mbarë botën sapo kamerat e kapën duke ngrënë panine ndërsa ekipi i tij luante kundër Arsenalit. Sigurisht kjo nuk mund të harrohet,  apo kur mendon se paninja i doli prej hundësh kur Saton e largoi nga klubi për këtë  gjest spektakolar.  Weny Shau për 40 ditë ka qënë në gojën e mbarë botës, të atyre që e urrejnë ushqimin kur luhet një ndeshje dhe të tjerave, që mendojnë ndryshe.  Njeriu 120 kilogramë këto ditë ka vërtetuar se gjesti i tij nuk ishte një kurth për kamerat, më shumë se aq, një pasion që zgjat më shumë se një ndeshje futbolli me 90 minuta. Bashkë me familjen pu punon në një dyqan modest  që shet ushqime ambulante, duke shfrytëzuar edhe popullaritetin që ka fituar pasi..kafshoi edhe “topin”.

Sfidanti.al