Mauro Icardi, pas një fillimi fantastic të sezonit të kaluar, e humbi shkëlqimin e tij me kalimin e javëve, madje në fazën Final Eight të Ligës së Kampioneve ai u përdor shumë rrallë nga trajneri Thomas Tuchel. Po kështu edhe në këtë fillim sezoni, sulmuesi argjentinas nuk është aktivizuar shumë, megjithëse në këtë rast shkak është bërë më shumë pozitiviteti I tij me Covid 19.
Në Francë në fakr ka filluar të flitet për probleme në raporte mes futbollistit dhe trajnerit Tuchel, madje e përditshmja ‘L’Equipe’ tregon edhe një prapaskenë si për të konfirmuar këto zëra teksa thekson se trajneri gjerman nuk donte të mbante Icardin dhe donte t’ia kthente Interit
Mauro Icardi verën e kaluar kaloi te Paris Saint germain në formën e huazimit me të drejtë blerje nga kampionët e Francës për vlerën e 70 milionë Eurove, por e përditshmja franceze zbulon se Tuchel në fakt nuk e kërkoi blerjen e kartonit të tij, përkundrazi dëshironte krejtësisht të kundërtën. Ishte Drejtori Sportiv, Leonardo. Ky i fundit e kuptoi se mund të shfrytëzonte marrëdhëniet problematike të Icardit me ambientin zikaltër për të fituar ulje cmimi të kartonit të tij, dicka që e arriti duke qenë se PSG pagoi 50 milionë Euro plus bonuset.
Megjithatë duket e vështirë që Tuchel të shfaqë besimin ndaj Icardit. ‘I mungon besimi, nuk mund t’ia kthej duke i caktuar detyra apo duke i folur-tha Tuchel-për t’u rikthyer duhet vetëm të shënojë’.
Sfidanti.al