Portugalia, Santos përgënjeshtron Sarrin: Ronaldo është mirë dhe do të luajë

Fernando Santos largon cdo dyshim në lidhje me Kristiano Ronaldon në prag të ndeshjes me Lituaninë për eliminatoret e Euro 2020. Trajneri I skuadrës kampione të Evropës përgënjeshtron kolegun e tij te Juventusi, Mauricio Sarri për gjendjen e yllit të skuadrës së tij duke konfirmuar praninë e tij në fushën e lojës.

‘Nëse Ronaldo nuk do të ishte në formë, nuk do ta kisha grumbulluar me përfaqësuesuen-tha Santos në prag të sfidave kualifikuese-të gjithë duan të dinë për gjendjen e Ronaldos dhe kjo ndodh pikërisht sepse është ai dhe se ësgtë lojtari më I mirë në botë. Ai është mirë dhe do të luajë’.

Deklaratë kjo që është shumë larga asaj që kishte pohuar Sarri pas sfidës mes Juventusit dhe Milanit me Santos që më pas vuri në dukje edhe faktin që futbollisti është I motivuar.

‘Kristiano Ronaldo është shumë I motivuar dhe unë e grumbullova sepse gjithcka është në rregull-vijoi Santos-është mirë dhe do të jetë ndaj Lituanisë duke lënë pas krahëve thashethemet  që vijnë nga Italia dhe që nuk duhet të mbërrijnë deri këtu. Vetë Ronaldo nuk merret me këto gjëra dhe sic e thashë, është gati dhe shumë I motivuar për të luajtur’.

Sfidanti.al