Platini rikthehet në futboll; do të jetë këshilltar në FIFPro

Michel Platini rikthehet në botën e futbollit. ish presidenti i UEFA është bërë këshilltari personal i Phillipe Piat, president i Sindikatës Botërore të Futbollistëve që nga viti 2013.

‘Duke parë karizmën, aftësitë ndërpersonale, njohjet  dhe funksionet që ka mbuluar, ai është një person i rëndësishëm që do të dëgjohet në nivelet më të larta-tha Piat që konfirmoi në këtë mënyrë lajmin që ishte publikuar më parë nga e përditshmja franceze ‘L’Equipe’.

Michel Platini në muajin tetor shleu përfundimisht dënimin me pezullim prej 4 vitesh nga aktivitetet futbollistike pasi kishte përfituiar një pagë pa kontratë prej 2 milionë Frangash Zvicerane nga Sepp Blatter. Francezi ka qenë president i UEFA nga 2007-2015 dhe ishte kandidati kryesor për të zëvendësuar Blatter në krye të FIFA, kur shpërtheu edhe skandali i këtij institucioni që e përfshiu të gjithin.

Tani u rikthye pikërisht te FIFPro dhe Piat besion se influenca e Platini do të lejojë sindikatën që të bëjë para në disa cështje mes të cilave ajo për kontratën kolektive evropiane, kalendaret etj.

sfidanti.al