Pike’ zbulon detaje nga negociatat për Nejmar.

Xherard Pike ishte I ftuari I radhës në programin ‘El Larguero’ në radion Cadena SER. Qendërmbrojtësi I Barcelonës në intervistën e tij të gjatë foli për shumë tema mes të cilave ishte edhe ajo e tratativave të Barcelonës për rikthimin e Nejmar me Pikenë që zbuloi disa detaje në lidhje me këtë histori.

‘I bëmë një propozim presidentit Bartomeu;ishim gati të bënim ndrysime në kontratë për të sistemuar gjërat lidhur me Fair Play Financiar dhe si rrjedhojë për të pasur mundësinë e rikthimit të Nejmar-tha Pike-më shume se ulja e pagës, bëhej fjalë për gjetjen e një formule alternative për të bërë pagesën. Klubi na tha se ishte një ide e mirë, por dolën probleme të tjera’.

Pike foli edhe për momentin kur Nejmar zgjodhi transferimin te Paris Sën Zhermen dhe theksoi se të gjithë I këshilluan të mos e bënte këtë lëvizje.

‘Kur Nejmar zgjodhi Paris Sën Zhermenin ne të gjithë I thamë; po shkon në një burg të artë, por atje nuk do të jesh I lumtur-vijoi Pike-në futboll mund të ndodhë gjithcka dhe dyert e Barcelonës janë gjithnjë të hapura për të’.

Sfidanti.al