Peruja humbi ne fushe, por ne stadium triumfou nje tifoz i saj

E shtuna nuk ishte e gjitha per t’u harruar per Perune. Skuadra amerikano latine qe kthehet te luaje ne nje boteror pas 36 vitesh, humbi ne ndeshjen e pare ndaj Danimarkes 1-0, por ne shkallet e stadiumit Saransk, ishte nje tifoz i saj qe fitoi cmimin ‘Fan of the Day’ kete te shtune nga ana e FIFA.

Tifozi ra ne sy ne kete ndeshje per energjine e tij dhe per veshjen karakteristike me te cilen ishte shfaqur ne stadium duke lene ne hije jo vetem tifozet daneze, por edhe ata te skuadrave te tjera.

Sfidanti.al