Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, mohoi se klubi i tij i është bashkuar garës për Andres Iniestën që ndodhet në largim e sipër nga Barcelona. Sikurse dihet, Iniesta, tanimë, ka paralajmëruar largimin e tij nga klubi katalonjas dhe ka mundësi që destinacioni i tij i radhës të jetë ndonjë klub në Kinën e largët.
“Mendoj se Andresi vendosi që të largohej nga Barcelona jo për të ardhur në Mançester. Kur një lojtar i madh vendos që vitet e fundit të karrierës t’i kalojë në një mjedis tjetër, si në rastin e Iniestës, ka shumë arsye, por, sidoqoftë, nëse ai do të donte që të luante në ndonjë konkurrim të nivelit të lartë, ai nuk do të ikte nga Barcelona. Ne nuk mund t’i ofrojmë atij asgjë më shumë që ai e ka pasur te Barcelona. Duket se Iniesta vendosi që të largohej nga Barcelona jo vetëm për arsye futbolli”, tha Guardiola që, në fakt, ka marrëdhënie mjaft të mira me Iniestën.
Sfidanti.al