Perez sulmon akoma, por nuk e tremb Interin; per FIFA nuk ka çeshtje Modric

Shorti i se enjtes ne Ligen e Kampioneve ishte rast i mire per presidentin e Realit te Madridit per te sulmuar serish Interin per ceshtjen Modric.

‘Sigurisht qe Modric qendroi, kerkuan qe te marrin nje numer 10 si ai falas fare. Nje gje e tille nuk me kishte ndodhur kurre ne jete-tha Perez, nje deklarate kjo qe i nuk u pelqyen aspak nga drejtuesit e Interit te cilet deklaruam se do te veprojne.

Para pak kohesh Reali i Madridit denoncoi Interin ne FIFA, por kjo e fundit mesa duket nuk ka ndermend te marre masa. Nga ana tjeter Interi dergoi ne zyrat e FIFA nje relacion ku shpjegonte se klubi nuk kishte hyre ne kontakt me futbollistin dhe se ishte ky i fundit qe nepermjet agjentit te tij u veteofrua per kalimin te zikaltrit duke perfituar nga bisedimet me Vrsaljkon.

Perez i kishte premtuar Modric se pas titullit te trete evropian radhazi do ta lejonte ate te largohej dhe Interi priste pikerisht qe presidenti i Realit te mbante fjalen e tij per te bere me pas edhe levizjen e tij zyrtare. FIFA duket se e mbeshtet kete teori te Interit dhe duket se ka vendosur te mos hape hetime ne lidhje me kete ceshtje.

Sfidanti.al