Për ‘L’Equipe’ është Grizman sportisti francez më i pasur

Në këto kohë cdo fushë e jetës është e lidhur me financat dhe sporti nuk bën aspak përjashtim. Në fakt janë të shumta paratë që qarkullojnë në këtë aspekt të jetës sidomos kur bëhet fjalë për futbolli. ‘L’Equipe Magazine’ ka bërë një reportazh për sportistët më të paguar më Francë duke përpiluar edhe një klasifikim në bazë të pagës, shpërblimeve dhe kontratat me sponsorët.

Në këtë pikë dominojnë pikërisht futbollistët që kanë zënë 4 vendet e para të klasifikimit. Antuan Grizman është ai që kryeson në këtë renditje me 33 milionë Euro përfitime. Sulmuesi i Atletiko Madrid ndiqet nga pas nga ylli i Paris Sën Zhermenit, Kilian Mbape me 24.7 milionë, ndërsa i treti është Pol Pogba me 22.1 milionë Euro. Mesfushori i Mancester Junajtid ka lënë pas sulmuesin e Realit të Madridit, Karim Benzema dhe basketbollistin Nikola Batum
Përsa i përket sportistëve më të paguar në rang botëror, është Lionel Messi ai që dominon, me argjentinasin që përfiton 40 milionë Euro. Pas kapitenit të Barcelonës e Argjentinës gjendet Nejmar me 36 milionë, ndërkohë që Kristiano Ronaldo është në vendin e tretë me 30 milionë Euro, i ndjekur nga Iniesta, Oskar, Grizman, Sancez e Laveci.

sfidanti.al