Për faj të coronavirusit, tifozi Manolo detyrohet të shesë daullen e tij

Coronavirusi ka gjunjëzuar Spanjën , por edhe Manolon, ‘El bombo de España. Manuel Caceres Artesero, 71 vjec është tifozi më I famshëm i përfaqësueses spanjolle të futbollit të cilën e ndjek kudo që nga viti 1979 dhe tani mund të detyrohet të shesë edhe daullen e tij po kaq të famshme me të cilën nxiste entuziazmin dhe ritmin e koreve, për të mund të jetuar.

‘Në të kaluarën kam marrë disa oferta për instrumentin tim, por gjithnjë kam thënë se nuk do ta shisja për asgjë në botë. Tani mund të më duhet ta bëj-pranon Manolo që ka qenë i pranishëm në rreth 400 ndeshje të ‘La Rojas’ dhe që është edhe një tifoz i madh i Valencias.

Janë 4 daulle që kanë një vlerë të vecantë në sytë te tij; ata të Evropianëve 2008 dhe 2012 dhe Botërorit 2010, turne të fituar të gjithë nga  Spanja si dhe ai që iu vodh gjatë një ndeshjeje miqësore mes Spanjës dhe Kolumbisë në Murcia. ‘Media e të gjithë botës u mobilizua, të gjithë kërkonin daullen time dhe në fund u gjet nga ushtarët në Madrid-tregon Manolo ‘El Bombo de España’.

Sfidanti.al