Pas një muaji në prag të luftës, Lionel Messi u detyrua të pranojë pamundësinë për t’u larguar dhe kështu vendosi të zhvillojë sezonin e 17 si futbollit i Barcelonës. Por argjentinasi mund të nisë sezonin e ri në La Liga me frena dore për ‘faj’ të…Argjentinës. Në fakt Messi nëse do të grumbullohet në përfaqësuese për ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2022 për shkak të pasigurisë në protokollet për pandeminë, rrezikon të humbasë 3 ndeshjet e para të kampionatit.
Rregullorja detyron klubet që të vënë futbollistët në dispozicion të kombëtareve të tyre dhe situata aktuale e Covid 19 mund të detyrojnë futbollistët që të karantinohen për 14 në momentin e hyrjes në vend për të parandaluar infektimet e reja me coronavirus.
Nëse Messi do të grumbullohet me Argjentinën dhe nëse do të duhet të hyjë në karantinë, atëherë atij do t’i duhet që të udhëtojë drejt vendit të tij 2 javë përpara ndeshjeve të kombëtares që do të thotë se nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Koeman për ndeshjet me Villarrealin, Celta Vigon dhe Sevillan.
Sfidanti.al