Pankina e Mancester Junajtid; venitet Zidan? Konte ose Alegri, kandidate

Ai qe do te pasoje Zhoze Murinjon ne stolin e Mancester Junajtid duket se do te jete nje italian sezonin e ardhshem. Te pakten kjo eshte ajo qe theksohet se fundmi ne median britanike, sipas se ciles Antonio Konte e Masimiliano Alegri kane fituar shume kuote ne kete histori.

Eshte ‘Sunday Express’ ajo qe e ka ngritur kete hipoteze te re persa i perket te ardhmes se Mancester Junajtid. Por pengesat ne kete aspekt nuk jane te pakta. Ne rastin e Antonio Kontes, qe e ka lene Celsin, per te eshte ne gare edhe Reali i Madridit. Ndersa Alegri, eshte nen kontrate me Juventusin deri ne vitin 2020.

Objektivi i livornezit eshte te fitoje Ligen e Kampioneve dhe me ardhjen e Kristiano Ronaldos, shanset jane me te medha ne arritjen e objektivit, pas finaleve te humbura ne 2015 dhe 2017. Per me teper, vlen te kujtohet se ne dy vitet e fundit, Masimiliano Alegri i ka refuzuar ofertat e ardhura ne drejtim te tij nga klube te Premie Leagues angleze si Celsi dhe Arsenal.

Sfidanti.al