Pas eliminimit nga Botërori i Klubeve, te Real Madrid kanë nisur të mendojnë për sezonin e ri. Trajneri Xabi Alonso ka nisur punën për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm. Në qendër të diskutimeve është situata e Rodrygos, i cili shihet gjithnjë e më larg Madridit pas paraqitjeve të dobëta. Po ashtu, priten vendime për të ardhmen e Viniciusit, ndërsa Gonzalo Garcia ka fituar besimin e trajnerit pas paraqitjeve të mira. Në mbrojtje, Reali është shumë pranë nënshkrimit me Alvaro Carreras nga Benfica. Ndërkohë, një ndërhyrje kirurgjikale e planifikuar do të mbajë Bellingham jashtë fushave deri në nëntor. Reali ka hyrë në një fazë të re me analiza të detajuara, vendime të mëdha dhe ndërtimi i një skuadre më konkurruese për sezonin 2025-26.
sfidanti.al