Gyokeres merr vendimin drastik për të ardhmen

Viktor Gyokeres ka ndërmarrë hapa drastikë për të detyruar largimin nga Sporting Lisbona. Sulmuesi suedez ka refuzuar të paraqitet në stërvitje dhe ka komunikuar klubit se nuk do të luajë më për ta. Emri i tij lidhet me disa klube të mëdha evropiane, përfshirë Arsenal, Manchester United dhe Juventus, por londinezët janë në avantazh dhe thuhet se kanë përgatitur një kontratë pesëvjeçare. Gyokeres ka shprehur dëshirën për t’u rikthyer në Premier League, ku më parë ka luajtur me Brighton.

Ai ndihet i tradhtuar nga presidenti i Sportingut, pasi marrëveshja për ta lënë të lirë për 60 milionë euro plus bonuse nuk është respektuar. Arsenal raportohet se e ka tejkaluar këtë ofertë, por marrëveshja përfundimtare ende mungon. Gyokeres ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm me 54 gola në 52 ndeshje dhe kërkon një hap të madh në karrierë. Largimi i tij nga klubi portugez duket i pashmangshëm.

sfidanti.al