Oldhemi i shokuar: Pol Skolsi jep dorëheqjen mbas një muaji!

Ish-futbollisti i Mançester Junajtidit Pol Skolsi i habiti të gjithë, kur vendosi që të japë dorëheqjen si trajner i klubit Oldhem që ishte sfida e parë serioze në karrierën e tij. Ai qëndroi në stolin e drejtimit të Oldhemit që konkurron në Ligën e 2-të angleze, vetëm 31 ditë, kështu që krerët e këtij klubi anglez u befasuan, kur Skolsi i njoftoi ata se ai do të largohej.
Presidenti i klubit Oldhem, Abdallah Lemsagan, deklaroi se ai ishte shumë i zhgënjyer nga mënyra sesi Skolsi e njoftoi largimin e tij përmes “Ëhats up-it”:
“Më të vërtetë, unë jam i habitur nga mënyra sesi Skolsi dha dorëheqjen dhe arsyet që ai paraqiti”.
Në fakt, arsyet e vërteta të dorëheqjes së Skolsit dolën pak më vonë në sipërfaqe që e zemëruan edhe më shumë presidentin e Oldhemit, pasi u mor vesh se ai kishte pranuar ofertën e trajnerit të Mançester Junajtridit, Ole Solslier, që të bëhej ndihmës i tij.
“Unë nuk e kuptoj se përse ai sajoi arsye të pavërteta të largimit të tij dhe nuk tregoi të vërtetën se donte të shkonte te Junajtidi. Ai nuk qëndroi këtu më shumë se një muaj dhe ‘mori vrapin” sa i doli një shans më i mirë”, deklaroi presidenti i klubit Oldhem.