Barcelona-Lautaro Martinez është telenovela e këtyre javëve të merkatos, një histori, zhurmën për të cilën as vetë trajneri Setien nuk po dëshiron që ta fashisë.
‘Lautaro Martinez është një futbollist i rëndësishëm dhe Barcelona gjithnjë ka qenë e interesuar për futbollistët e mëdhenj-tha Quique Setien që më pas foli për hipotezën e shkëmbimit Pjanic-Arthur-Pjanic për Arthur? Askush nuk më ka thënë gjë, gjithsesi braziliani dëshiron që të qëndrojë. E kuptoj; nuk do ta lija një skuadër të tillë ku ke mundësinë të luash përkrah lojtarit më të fortë në botë’.
Dhe meqë ra fjala te Messi, Setien qetësoi të gjithë tifozët përsa i përket të ardhmes së argjentinasit.
‘Nuk do të largohet me parametra zero-tha Setien-Messi dhe Barcelona do të jene gjithnjë të bashkuar. Është kështu dhe kaq’
Në fund Setien vlerësoi edhe Fabian Ruiz me të cilin ka punuar te Betis Sevilla
‘Kam punuar me Ruiz për një vit,i mjaftueshem për të që të tregojë se është një futbollist i madh i një niveli të jashtëzakonsheëm-tha Setien për Fabian Ruiz emri i të cilit së fundmi u lidh me atë të Barcelonës, por edhe të Realit të Madridit.
Sfidanti.al