Një trajner si Guardiola: Foden një talent i madh, por duhet të mësojë!

Pas një ndeshjeje të tillë ku zgjodhi stadiumin “Anfild” për të vendosur rekordin, një djalosh fare i ri duhej të meritonte lavdërime pa kursim. Fil Foden shënoi gol dhe shërbeu asist, duke u bërë lojtari më i mirë që e arrin një gjë të tillë në Premier Ligë ndaj Liverpulit në këtë stadium. Gjithsesi, trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, tregoi se përse ai është një teknik i madh i futbollit, një njeri që nuk kënaqet lehtë dhe që kërkon përsosmërinë.

“Fodeni është një talent i madh, – tha katalanasi, – ai ka cilësi të pamasë, goli i dytë dhe i katërt ishin shumë të bukur, ndërsa nuk duhet të harrojmë se është vetëm 20 vjeç. Sidoqoftë, ai ka elementë ku mund të përmirësohet, ndjej se ai duhet ta kuptojë më mirë ndeshjen, të jetë më shpesh në pozicionin e duhur. Megjithatë ne jemi me fat që kemi një talent të tillë që pak kohë më parë mblidhte topat pas portës”.

Sfidanti.al