Një Mehmet turk nuk e do Mesin ne ekipin e tij modest

Sic duket jo të gjithë e duan një lojtar si Leo Messi në ekipin e tyre,pale kur flitet për një ekip liliput.

Kryetari i klubit të ligës së dytë të Turqisë Altinordu, Mehmet Seyit Ozkan, ka befasuar me deklaratën që ka bërë rreth mbase lojtarit më të mirë në histori të futbollit, duke thënë se nuk do ta merrte në ekip edhe sikur Messi të luante pa pagesë.

Ai ka insistuar se nuk do ta prishte strukturën që e ka instaluar në klub, bile as për Leo Messin.

“Edhe nëse Messi dëshiron të luajë pa para për Altinordu, i bindur do ta refuzoja,” ka thënë Ozkan për uebsajtin e klubit.

“Unë iu besoj lojtarëve të rinj turq. Atyre do t’iu japë rastin,” ka thënë ai