Një ligj i ri në Portugali pasuron mbrojtësin Pepe me 2.5 milionë Euro

Prej disa ditësh në Portugali ka hyrë në fuqio një program ndihme për ata persona që lanë vendin gjatë kohës së krizës dhe që kanë vendosur të kthehen. Quhet ‘Programi Kthimi’ dhe që thekson se në 5 vjet ata portugezë që kthehen në vend do të paguajnë vetëm 50% të tatimeve mbi të ardhurat personale
Në teori ky plan është përcaktuar që të zbatohet për ata persona që janë larguar nga vendi në 2015 dhe që janë kthyer këtë vit ose për ata që janë larguar nga Portugalia në 2016 dhe që do të kthehen në 2020. Por në rastet e profesionistëve me paga të larta bëhet një përjashtim, pasi objektvi është sigurimi i sa më shumë të ardhurave në vend.

Është ky rasti i Pepe që u largua nga Porto në 2007 për të luajtur me Realin e Madridit për shumë sezone dhe për të kakuar më pas te Beshiktasi ku qëndroi për një sezon e gjysmë, për t’u rikthyer pikërisht te skuadra e Portos
E përditshmja ‘Record’ tregon se Pepe do të përfitojë nga “Programi Kthimi’, por jo nga ai i miratuar në vitin 2009 sipas të cilit rezidentët jo të përditshëm të Portugalisë paguajnë vetëm 20% të tatimit të tyre për të ardhurat personale pasi në të nuk përfshihen sportistët profesionistë.

Ndërsa ‘Correio da Manha’ siguron se nga kjo ndihmë për të riatdhetësuarit, pepe do të përfitojë 2.5 milionë Euro deri në vitin 2023 që është edhe viti limit i vendosur nga Antonio Kosta për ‘Programin Kthimi’.

sfidanti.al