Një Dembele “stratosferik” i jep më shumë shpresë Barcelonës

Pavarësisht problemeve financiare që nuk po ndahen e që do ta shoqërojnë edhe për disa kohë (të paktën), sërish skuadra e madhe katalanase vazhdon rrugën e saj. Eliminimi nga Championsi ishte një goditje e rëndë, por me Ksavin në “timon” ekipi ka kthyer për mirë dhe këtë e tregoi edhe kualifikimi për në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit. Një gol i Usman Dembelesë mjaftoi ndaj Osasunës në një tjetër ndeshje të vështirë, dhe mediat po shkruajnë se sulmuesi francez është në formë të madhe. Me një Dembele të tillë mund të ëndërrohet, ndërsa Barça fitoi Superkupën e Spanjës dhe ndodhet në vend të parë në La Ligë.

Sfidati.al