Niveli i dobët i Serisë A, Toti: Mendoj rikthimin

Në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, Françesko Toti ka treguar se edhe pse ka shtatë vite që është larguar nga futbolli i luajtur ka marrë telefonata nga klube të ndryshme, të cilat i kanë kërkuar që të rikthehet në fushat e lojës. “Me nivelin e Serisë A në ditët e sotme unë mund të luaja lehtësisht. Të them të drejtën disa skuadra të Serisë A më kanë telefonuar për tu rikthyer. Më kanë bërë që të futem në mendime, është diçka e çmendur, por pse jo. Kurrë mos thuaj kurrë. Shumë lojtarë kanë treguar se mund të luhet futboll edhe pasi kishin lajmëruar largimi n nga futbolli i luajtur”, tha Toti.

sfidanti.al