Nga Spanja: Villarreal-Barcelona nuk do të luhet në Miami

Një lajm sensacional vjen nga Spanja. Ndeshja e La Ligës midis Villarrealit dhe Barcelonës, e planifikuar për më 20 dhjetor në Miami, është anuluar. “La Liga ka njoftuar anulimin e planeve për të mbajtur një ndeshje zyrtare të ligës spanjolle në Miami. Vendimi, i komunikuar nga organizatori i ngjarjes, u motivua nga pasiguria politike dhe institucionale që ka karakterizuar Spanjën në javët e fundit”, thuhet në deklaratë.

“Mbajtja e ndeshjes në Shtetet e Bashkuara u pa nga La Liga si një mundësi për ndërkombëtarizimin e futbollit spanjoll. Ndeshja do të kishte përfaqësuar një hap strategjik për të forcuar dukshmërinë globale të klubeve, për të rritur vlerën e lojtarëve dhe për të konsoliduar markën e ligës në një treg kyç si Amerika e Veriut”.

Sipas La Ligës, projekti përputhej plotësisht me rregulloret e federatës dhe nuk kompromentoi integritetin e garës, siç konfirmohet nga organet përkatëse. Megjithatë, kundërshtimi ishte për arsye që nuk lidheshin me rregulloret sportive. Në një kontekst të konkurrencës ndërkombëtare në rritje, me subjekte të tilla si Premier League dhe Liga e Kampionëve që zgjerohen vazhdimisht, La Liga thekson se si iniciativat e këtij lloji janë thelbësore për të garantuar qëndrueshmërinë ekonomike dhe zhvillimin e futbollit spanjoll.

Anulimi i ndeshjes së Miamit kufizon aftësinë e klubeve për të gjeneruar të ardhura të reja, për të investuar dhe për të konkurruar globalisht. Së fundmi, La Liga falënderoi klubet për gatishmërinë dhe mbështetjen e tyre për projektin, duke riafirmuar angazhimin e saj për të promovuar një vizion modern dhe të hapur të futbollit, të aftë të arrijë në çdo cep të botës dhe të përmirësojë të gjithë ekosistemin kombëtar të futbollit.

sfidanti.al