Neymar, telashe me tatimorët spanjollë, iu detyrohet 34.6 milionë Euro

Organet tatimore spanjolle trokasin në dyert e Neymar. Sipas Agjencisë së të Ardhurave, sulmuesi brazilian i detyrohet 34.6 milionë Euro qëka të bëjë me shumën që duhej të deklaronte nga të ardhurat futbollisti në 4 vitet e qëndrimit të tij te Barcelona. Në këtë shifër mësohet  se përfshihet edhe mungesa e pagesës së një tatimi të një bonusi të marrë në 2017 nga Barcelona përpara transferimit të tij te Paris Saint Germain.

Nuk është hera e parë që emri i Neymar lidhet me problemet ligjore në aspektin financiar. Në 2013, kur u tranferua te Barcelona në qendër të hetimebe përfunduan disa transaksione në bisedimet me Santos që nuk ishin shumë të qartë. Cështja u mbyll me sekuestrimin e 36 pronave me vlerë 16 milionë Euro për parregullsi fiskale

Në listën e atyre që iu detyrohen organeve fiskale spanjolle përfshihen edhe disa klube profesioniste si Real Murcia me një detyrim prej 10.7 milionë dhe herculeds me 3.7 milionë. Po kështu në këtë listë të zezë është edhe klubi I basketbollit Club basquet Girona që do të duhet të derdhë në arkat e tatimorëve mbi 10 milionë Euro

Sfidanti.al