Mbrëmja e cmendur e Dier; ‘arratiset’ për në banjë, ndiqet nga Mourinho dhe…

Kur Jose Mourinho u bë trajner i Tottenhamit Eric Dier e dinte që do të kishte mundësinë që të bëhej një lojtar i rëndësishëm për skuadrën e Tottenhamit Por që Mourinho do ta ndiqte deri në banjën e stadiumit të Hotspurs, këtë mesfushori nuk e priste. Dhe në fakt momenti kur Mourinho shkoi në dhomat e zhveshjes që u fiksua edhe nga telekamerat, u bë momenti më interesant i ndeshjes së Kupës së Ligës mes Tottenhamit dhe Chelsea e fituar nga Hotspurs me 11 metërsha.

‘Evening Standard’ tregoi historinë e momentin, Dier u detyrua të linte fushën e lojës për nevoja personale dhe Mourinho shkoi për ta rikthyer në fushë pasi sic e shpjegoi ai vetë në konferencë për shtyp nuk kishte më mundësi për të bërë ndërrime

Në fund Dier u rikthye në fushën e lojës dhe u shpall edhe Njeriu i Ndeshjes. Pavarësisht lodhjes, futbollisti gjeti momentin për të bërë shaka sic e tregon edhe profili i tij në Instagram. Dier në fakt deshi t’ia japë këtë cmim… pikërisht tualetit, një imazh që sigurisht i bëri që të gjithë të buzëqeshin…

Sfidanti.al