Një ndeshje derbi efikas mund të quhet ndeshja e djeshme e kampionatit të Maqedonisë, në Shkup, mes Vardarit të Shkupit kryesues dhe Shkëndijes së Tetovës, pretendente kryesore për titull. Sidoqoftë, Vardari titullmbajtës ishte më i mirë dhe fitoi me meritë 3-1, ndërsa ndeshja u zhvillua në një nivel të pëlqyeshëm me gola dhe lëvizje të bukura në fushë. “Kuqezinjtë” e Shkupit u treguan më të predispozuar jo vetëm si ekip, por edhe si individë, duke e dominuar ndeshjen, por, megjithatë, një lojtar duhet të veçohet. Asi brazilian i ekipit shkupian, Huan Felipe, shënoi dy gola, kurse goli i fundit që ai shënoi me mjeshtëri të lartë, vulosi që ai të ishte “njeriu i ndeshjes”.
sfidanti.al