Asnjë humbje në 7 ndeshjet e fudnit dhe vendi i parë në Malin e Zi. Në vendin fqinjë, kampionatin elitar e kryeson ekipi i shqiptarëve të Tuzit, të cilët po zhvillojnë një sezon spektakolar. FK Decic e ka nisur vrullshëm dhe duket se ka marrë shumë seriozisht sezonin 2022/2023, duke hedhur kandidaturën për titullin kampion. Me president Pal Dreshajn, Decic ka thyer tabutë duke u bërë klubi i vetëm shqiptar që zhvillon ndeshje në Ligën e Parë të Malit të Zi.
Në skuadër bëjnë pjesë një numër i madh shqiptarësh, ndërsa sezoni 2006/2007 ishte sezoni që ndryshoi rrënjësisht historinë dhe rrugëtimin e klubit shqiptar. Pas pavarësisë së shtetit malazez, ata u bënë anëtarë të Ligës së Parë të Malit të Zi. Në sezonin 2023/24 Decic po kryeson tabelën në Ligën e Parë të Malit të Zi me 32 pikë pas 15 ndeshjeve të zhvilluara, duke lënë pas krahëve Buducnostin të cilin e mposhti në javën e 11-të me shifrat 2-0.
sfidanti.al