Në Greqi më keq se Shqipëria, goditet në derbi lojtari i Panathinaikos

Derbi i Athinës, Olympiacos – Panathinaikos nuk ka kaluar pa trazira e incidente. Në “Georgios Kairaiskakis” ndeshja zgjati më shumë se 53 minuta, me tifozët që janë bërë shkaktarë për të ndërprerë sfidën. Goli i barazimit nga Olympiacos ka sjellë festë te tifozët vendas, që kanë ndezur dhjetra flakadanë dhe fishekzjarre.

Një prej tyre ka përfunduar në fushë duke dëmtuar lojtarin e Panathinaikos. Juancar po bënte nxehmjen si një opsion për t’u hedhur në fushë, teksa duket se bashku me Verbic që rrëzohen në tokë në minutën e 50-të. Spanjolli Juancar ka marrë ndihmën mjekësore dhe u largua me barelë për në dhomat e zhveshjes.

sfidanti.al