Në Poloni, nisi Kampionati Evropian U-21, ku ekip polak miklpritës i të rinjve i zhgënjeu tifozët e vetë, duke u mundur, që në ndeshjen e parë, 1-2 nga ekipi homolog sllovak. Në fakt, ekipi polak e filloi mjaft mirë ndeshjen, duke shënuar, qysh në min. e 1-rë, me anë të Patrik Lipskit, me kokë, ngapesë metranë portën sllovake. Sidoqoftë, më vonë, vendasit patën mjaft probleme në mbrojtje që ishte edhe pika më e dobët e ekipit të të rinjve polakë, pasi sllovakët i krijuan me lehtësi shanset para portës kundërshtare, kështu që arritën të barazonin në fund të pjesës së parë me anë të Valjentit.
Fitoren ekipit sllovak ia dha “rezervisti” Shafranko që shënoi në min. e 78-të. Sa për kujtesë, në ndeshjen e parë të Grupit A, Anglia barazoi 0-0 me Suedinë. Sot, do të luhen ndeshjet e Grupit B, në Bidgoshç – Portugali-Serbi dhe në Gdinja – Maqedoni-Spanjë.
Sfidanti.al