Në divizionin e dytë francez, futbollisti kafshon portierin rival

Ousseynou Thioune,  futbollist i Socheaux në divizionin e dytë të futbollit franceze, kafshoi portierin e skuadrës rivale, Valenciennes, Jerome Prior, gjatë ndeshjes së zhvilluar mes këtyre dy skuadrave ditën e shtunë, një ndeshje që u mbyll me barazimin 0-0 dhe që pati shumë tension sa u regjistruan 44 faulla, 22 për secilin prej ekipeve.

Pas përfundimit të ndeshjes, futbollistët e të dyja skuadrave nuk shkuan në dhomat e zhveshjes, por filluan të diskutonin dhe të shtynin njëri tjetrin. Imazhet televizive treguan se si Ousseynou Thioune (Sochaux)  iu afrua shumë Jerôme Prior (Valenciennes),  që ishte larg sherrit dhe dukej sikur po i thoshte dicka në vesh, por Prior e shtyn me forcë Thioune për ta larguar nga vetja dhe filloi të ankohej se u kafshua ndërkohë që të tregonte një shenjë me gjak në nofull, e kapshme nga kamerat.

Sipas komentatorëve, pas largimit nga fusha, Prior iu afrua arbitrit për t’i shpjeguar se u kafshua nga futbollisti kundërshtar.

Sfidanti.al