Coronavirusi nuk kursen vanderlei Luxemburgon. Ish trajneri i Realit të Madridit dhe tekniku aktual i Palmeirasit bëri të ditur se ka rezultuar pozitiv me Covid-19 duke shtuar se është i qetë pasi nuk ka asnjë simptomë.
‘Testi im rezultoi pozitiv me Covid-19. Jam në karantinë në shtëpi, i dënuar-tha jo pa ironi në rrjetet sociale Luxemburgo që në moshën 68 vjecare është pjesë e grupmoshës së rrezikuar nga ky virus i frikshëm. Luxemburgo është vecuar nga skuadra dhe do të rrijë në këtë situatë deri në momentin që të rikuperohet plotësisht me trajnerin që së fundmi i është nënshtruar edhe një ndërhyrje kirurgjikale.
‘Jam i qetë-vijoi Luxemburgo-nuk ndjej dhimbje dhe mjekët e Palmeirasit pë më ndjekin. Shumë shpejt do të kthehem të punoj me skuadrën’.
Brazili me 64 265 të vdekur dhe me rreth 1.6 milionë raste me coronavirus është epiqendra e Covid-19 për kontinentin amerikanolatin dhe vendi i dytë në botë për numrin më të lartë të viktimave dhe të të prekurve nga coronavirusi pas SHBA.
sfidanti.al