Ndodh në Beograd e Torino; festimet që për pak nuk shkaktojnë tragjedi

Festë dhe frikë; kështu mund të përshkruhen festimet e zhvilluara në Beograd dhe Torino të skuadrave Crvena Zvezda dhe Juventus përttiujt respektivë të fituar në kampionatin serb dhe atë italian. në Beograd, autobusi me futbollistët dhe stafin teknik të Crvena Zvezdës mori flakë ndërsa po bënte paradën tradicionale të kampionëve në rrugët e qytetit. mësohet se shkak i zjarrit u bënë fishekzjarrët e hedhur, ndërkohë që në vendngjarje mbërritën menjëherë zjarrfikësit. për fat të mirë ky incident nuk pati të plagosur pasi lojtarët u larguan menjëherë nga autobusit për t’u shpëtuar flakëve. Crvena Zvezda e fitoi titullin e 28 kampion të Serbisë pas fitores 5-1 me Vozhdovac.

Ndërsa në Torino, ishin 10 mijë tifozë që përshëndetën idhujt e tyre për titullin e 7 radhazi të fituar në Serinë A. Edhe këtu incidentet nuk munguan vetëm se nuk bëhet fjalë për flakë. në të vërtetë ajo që ndodhi ishte dëmtimi i kavove të një tramvaji nga një kamion me tifozë, një incident ky që shkaktoi 6 të plagosur, 2 nga të cilët në gjendje të rëndë si dhe ndërprerjen e energjisë për tramvajin.

sfidanti.al