Ndeshja e Valverdes me PSG I kushton Realit të Madridit 227 mijë Euro

Ndeshja që Federiko Valverde zhvilloi ndaj Paris Sën Zhermen të martën në Bernabeu I kushtoi Realit të Madridit 227 mijë Euro. Ai që e zbuloi këtë ishte drejtuesi I Penjarolit, Marselo Areko në programin ‘Oro y Carbon’.

‘Në kontratë ishte që në momentin kur Valverde të luante 20 ndeshje FIFA, Penjaroli do të përfitonte 227 mijë Euro. Ndeshjet FIFA konsiderohen ato ku lojtarët aktiviziohen për të paktën 45  minuta-tha Areko-tani na presin edhe bonuse të tjera për të marrë dhe shuma totale pritet të shkojë në 4.5 milionë Euro’.

Federiko Valverde u ble nga Reali I Madridit në 2015 kur nuk e kishte bërë ende debutimin në Ligën Uruguajane me Penjarolin. Los Blancos paguan 3.6 milionë Euro, por falë bonuseve, Penjarol mund të përfitojë edhe 1 milion Euro të tjerë. Nga Uruguaji flasin se nëse Valverde luan 20 ndeshje të tjera FIFA Penjarol do të marrë edhe 227 mijë Euro të tjerë nga Reali I Madridit.

Sfidanti.al