Mbrëmja e së dielës ka rezervuar supersfidën e kampionatit spanjoll mes Atletiko Madrid dhe Barcelonës. Sfida do të luhet në ‘Wanda Metropolitano’ dhe një vëmendje do t’I kushtohet Antuan Grizman që kthehet si kundërshtar në Madrid. I gjithë kurioziteti do të jetë për sjelljen e tifozëve të Atletikos ndaj francezit për kalimin e tij te katalanasit. Kapiteni I Los Colchoneros, Koke foli në lidhje me këtë cështje teksa theksoi se Grizman duhet falenderuar për atë cfarë dha për madrilenët
‘Antuan dha maksimumin për ne në 5 vitet e qëndrimit te tij dhe për këtë duhet falenderuar-tha Koke-por tani ai është një rival, luajmë kundër Barcelonës, jo kundër Grizmanit dhe do të kërkojmë të bëjmë më të mirën që njerëzit të mbeten të kënaqur. Cdo kush ka opinionin e tij dhe duhet respektuar. Ka njerëz që fërshëllejnë, të tjerë që duartrokasin, është vendimi I tyre. Nëse do të më vinte keq nëse Grizmanin do ta fërshëllenin këtë e mbaj për vete, ne jemi të përqendruar te ndeshja jo te Grizman’.
Sfidanti.al