Atletikë, Mo Farah kthehet në pistë, për medaljen e artë olimpike të 10 mijë m

Katër herë kampioni olimpik në 5000 dhe 10000 m , Mo Farah konfirmoi synimin e tij për të marrë pjesë në garën e 10 mijë m në Lojërat Olimpike të Tokios. Atleti britanik që ka fituar edhe 6 tituj botërorë në distancat e gjata, në 2017 deklaroi tërheqjen nga garat pasi do të përqendrohej te maratona. Por pavarësisht  se rezultatet pozitive në këtë disiplinë nuk kanë munguar për Farah, ai vendosi t’u kthehet pistave të atletikës.

‘Vendosa të kthehem në pistë me rastin e Tokyo 2020-tha Farah-kam shumë dëshirë për të garuar dhe të jap maksimumin në 10 mijë m. Për fat të mirë nuk e kam humbur shpejtësinë. Do të punoj shumë, për të parë se cfarë mund të bëj’.

Sfidanti.al