Guardiola dhe Klop, në ‘Hall of Fame’ të League Managers Association

Dy nga trajnerët më të mirë në botë aktualisht, Pep Guardiola dhe Jurgen Klop janë vlerësuar nga League Managers Association që ka vendosur që t’I bëjë ata pjesë të ‘Hall of Fame’. Të dy trajnerët, rivaliteti I të cilëve me Mancester Sitin dhe Liverpulin I jep emocione ekstra Premier Leagues, prej vitesh po bëjnë një punë të shkëlqyer te klubet ku kanë qenë dhe tek ato ku janë aktualisht dhe për këtë arsye kanë marrë edhe shpërblimin nga LMA.

Në një ceremoni ku të pranishëm ishin edhe presidenti I Federatës Angleze, trajneri I Tre Luanëvem Garet Sauthgejt dhe legjenda e pankinave Sir Aleks Ferguson, si trajneri katalanas ashtu edhe ai gjerman u shfaqën shumë të kënaqur dhe krenarë teksa morën këtë cmim. Guardiola tha se ndihej I nderuar, ndërsa Klop  e përkufizoi si një moment special

Dueli I vecantë mes dy kolosëve të pankinave nisi në periudhën kur si Klop ashtu edhe Guardiola ishin në Bundesligën gjermane, me katalanasin që drejtonte Bajernin e Mynihut, ndërsa Klop, Borusian e Dortmundit. Por ishte Anglia vendi ku ata rezultuan si rivalët kryesorë ku Liverpuli është rritur shumë dhe është gati për t’I marrë vendin Mancester Sitit si kampion I Premier League

Gjatë këtij viti, Liverpuli I Klopit ka arritur të fitojë ndaj Mancester Sitit të Guardiolës dhe për momentin është lideri I padiskutueshëm I një kampionati që nuk e ka fituar kurrë që nga moment kur është quajtur si Premier League. Të dy ekipet, që synojnë fitoren e cdo trofeu, pritet që edhe këtë vit të jenë protagonistë të një dueli të fortë deri në minutën e fundit

Sfidanti.al