Te Napoli bien sirenat e alarmit ne qender te mbrojtjes ne prag te sfides se Liges se Kampioneve me Barcelonen qe do te luhet ne 8 gusht ne Camp Nou. Pervec Manolas qe eshte ne dyshime te forta per perballjen me katalanasit per 2 brinje te thyera, Gattuso duhet te perballet edhe me demtimin e Maksimovic te pesuar ne menyre aksidentale ne ndeshjen me Interin nga Koulibaly.
Gjendja e mbrojtesit serb shqeteson shune stafin dhe ne oret e ardhshme ai do t’i nenshtrohet ekzaminimeve per te mesuar shkallen e ketij demtimi qe do ta detyroje ate te mos luaje ndeshjen e fundit ne kampionat me Lazion.
Nderkaq edhe Barcelona ka problemet e saj me prapavijen e sidomos me qendren e mbrojtjes. Sipas ‘El Mundo Deportivo’, Quique Setien ka ne dispozicion ne kete pozicion vetem Pique nderkohe qe Lenglet, Umtiti dhe Araujo jane ne kohe riaftesimi dhe prania e tyre ne Camp Nou nuk eshte aspak e sigurt.
Sfidanti.al