Edhe pse ka kaluar një vit e gjysmë që nga shkarkimi i tij nga pankina e Bayern, Julian Nagestlmann, trajneri aktual i kombëtares gjermane, donte të kthehej për të folur për atë që ndodhi në Bavari përmes mikrofonave të rrjetit televiziv RTL. “Mbërrita në një kohë kur klubi ishte në një fazë ndryshimi, me Salihamidzic dhe Kahn në krye të klubit. Dhe besoj se, në këto rrethana, tranzicioni ishte ndoshta shumë i vështirë dhe se të dyve iu desh fillimisht të çliroheshin nga ndikimi i Rummenigge dhe Hoeness. Por ata nuk kishin hapësirë mentale për ta bërë këtë”. Nagelsmann, i cili zbarkoi në qytetin bavarez nga Leipzig dy vjet më parë për të zëvendësuar Hansi Flick, u zëvendësua nga Thomas Tüchel kur Bayern ishte i dyti në Bundesligë (më pas fitoi). Menjëherë pas kësaj, Salihamidžić dhe Kahn u pushuan gjithashtu.
sfidanti.al