Boksieri ukrainas, Oleksandr Usyk u arrestua dje dhe më pas u lirua në aeroportin e Krakovit, Poloni. Këtë e kanë bërë të ditur mediat e Kievit, duke cituar presidentin Volodymyr Zelensky dhe parlamentarin ukrainas, Zhan Beleniuk.
“Isha i indinjuar nga ky trajtim i qytetarit dhe kampionit tonë”, tha Zelensky, duke specifikuar se lirimi i Usyk ndodhi pas ndërhyrjes së Ministrisë së Jashtme të Ukrainës. Arrestimi u shkaktua nga “një keqkuptim që u zgjidh shpejt”, ka shkruar boksieri në një postim në llogarinë e tij në Instagram. Gruaja e tij, Kateryna Usyk saktësoi në rrjetet sociale se arrestimi nuk kishte lidhje me “asgjë kriminale”.
37-vjeçari Usyk u bë kampioni i padiskutueshëm i peshave të rënda të botës pasi mposhti boksierin britanik, Tyson Fury në maj.
sfidanti.al