Murinjo ‘mbetet pa zë’; arbitri Oliver e pengon të marrë mikrofon në pankinë

Me arritjen e Murinjos, realizimi I dokumentarit të Amazon për sezonin e Totenhemit, papritur bëhet shumë interesant dhe Special Oan duket se ka hyrë tërësisht në rolin e tij të ri, aq sa pati problemet e tij te vogla përpara fillimit të ndeshjes. Sipas asaj asaj që publikohet te ‘The Athletic’, pak minuta përpara fillimit të sfidës me Uest Hamin, Murinjo pati një diskutim me arbitrin për faj të…mikrofonit të Amazon

Arbitri në fjalë është pikërisht Majkëll Oliver I cili nuk e lejoi portugezin që të mbajë mikrofonin te veshja e tij kur Murinjo e pyeti nëse kjo gjë përbënte  ndonjë problem, dhe për Oliver ishte në fakt problem një gjë e tillë. Kjo histori u konfirmua edhe nga zyrtarë të Premier Leahues që vunë në dukje se mikrofoni me gjasa do të krijonte probleme nëse Murinjo do të hynte në konfrontim verbal me arbitrin gjë që nuk do të ishte aspak dicka e pamundur duke njohur tipin e trajnerit luzitan.

Me pak fjalë, nuk pati audio për Murinjon që u detyrua të japë indikacionet e tij te skuadra sipas mënyrës së vjetër pa I ndarë me tifozët. Por kjo nuk do ta pengojë atë që të regjistrohet dhe me shumë kënaqësi madje, gjatë seancave stërvitore.

Sipas ‘The Athletic’, faktt që do të mund t’itregojë publikt metodën e tij të punës nëpërmjet këtij dokumentari, ishte një nga arsyet se përse Murinjo ishte kaq entuziast teksa pranoi ofertën e bërë nga drejtuesit e Hotspurs. Është për të ardhur keq që nuk do të dëgjohet mirë në fushë, do të ishte një spektakël që nuk do të duhej humbur.

Sfidanti.al