Mungon vetëm firma, Isko pranë kalimit te Real Betis

Që prej largimit, nga “andaluzianët” e Sevija, ish-“fantazisti” i “galaktikëve” të Real Madrid, Isco është pa një ekip dhe ditën e sotme duket se “pushimet” e tij do të përfundojnë, teksa është pranën nënshkrimit të “aventurës” së tij të re.

“Ylli” spanjoll do të ndërrojë ekip, por jo qytet, teksa ka arritur akordin me rivalët historikë të Sevija, Real Betis. Me skuadrën e tij të re, “fantazisti”, 31-vjeçar do të nënshkruajë një kontratë 1-vjeçare, teksa erdhi në Real Betis, pas kërkesës së vazhdueshme të teknikut të “bardhjeshilëve” spanjollë, Manuel Pelegrini.

 

sfidanti.al