Një gjykatë koreanë dënoi organizatorët me dëmshpërblim në favor të tifozëve për mungesën e Cristiano Ronaldos në miqësoren mes Juventusit dhe një skuadre përfaqësuese të K-League në korrik të 2019 në Seul. Ylli portugez në atë ndeshje nuk zbriti në fushën e lojës me Zonjën e Vjetër për shkak të një problemi muskular.
Të 65 mijë personat e pranishëm që kishin blerë biletën për të parë në fushë Ronaldon, mbetën të zhgënjyer dhe në këtë mënyrë u bë kërkesa për dëmshpërblim në drejtim të organizatorëve të eventit, kompanisë FASTA. Për të ndjekur ndeshjen, të apasionuarit kishin paguar nga 22 në 300 Euro, por si dëmshpërblim do të marrin vetëm rreth gjysmën e cmimit të biletave.
Sfidanti.al