Trajneri portugez José Mourinho ka komentuar episodin e diskutueshëm që përfshiu Vinícius Júnior gjatë ndeshjes mes Real Madrid dhe Benfica, duke theksuar se festimi i brazilianit pas golit nuk ishte i duhuri. “Vini duhej të shkonte dhe të festonte me bashkëlojtarët e tij, jo përballë 60 mijë njerëzve”, u shpreh fillimisht Mourinho. Ai vlerësoi cilësitë e sulmuesit të Real Madridit, por theksoi se mënyra e festimit duhet të jetë më e përmbajtur.
“Është një lojtar i jashtëzakonshëm, e dua shumë. Por kur shënon një gol si ai, duhet të shkosh ta festosh me skuadrën”. Mourinho shtoi se goli i Viniciusit duhej të ishte momenti kryesor i ndeshjes, por polemikat pas festimit morën vëmendjen. “Goli i Vini Jr duhej të ishte gjëja kryesore e ndeshjes. Por kur shënon një gol të tillë, duhet të festosh në mënyrë të respektueshme”.
Tekniku portugez foli edhe për akuzat për abuzim racor, duke theksuar se nuk dëshiron të mbajë anë mes palëve. Ai mbrojti gjithashtu historinë e Benficës, duke përmendur legjendën e klubit, Eusébio, dhe duke theksuar se klubi nuk ka lidhje me racizmin. Në fund, Mourinho bëri të ditur se ka biseduar me të dy lojtarët e përfshirë, përfshirë Gianluca Prestianni, duke theksuar se nuk dëshiron të jetë i njëanshëm. Vinicius u vërshëllye nga tifozët e Benficës pas festimit dhe u ndëshkua me karton të verdhë, ndërsa më pas pretendoi se ishte objekt i fyerjeve racore, akuza që janë mohuar nga pala tjetër.
sfidanti.al

