Do të luhet tani shpejt në drekë dhe mesfushori me origjinë shqiptare i Zvicrës do të ketë një rol padyshim të rëndësishëm. Flasim për një Arsenal-Totenhem në “Emirejts”, një derbi i Londrës mes dy ekipeve në formë dhe në vendet e larta të renditjes në Premier Ligë, dhe përveç yjeve të tjerë si Odegard, Gabriel Zhezus, Harri Kejn apo Risharlison, spikat edhe Granit Xhaka. Kapiteni i Zvicrës njihet si njeri i ashpër dhe i fortë, që merr zjarr lehtë dhe për këtë arsye shpesh ka marrë kartonë të kuq. Ish-portieri legjendar i Arsenalit dhe i Anglisë, Dejvis Simën (Seaman) i jep një këshillë. “Kur shoh që në mesfushën e Spërsave do të jenë Hojbjerg dhe Betankur, mua menjëherë më vjen në mendje shprehja “Xhaka, ruaj mendjen”, – thotë Simëni, – kjo sepse këto janë ndeshje ku mund të jesh lehtë në telashe”.
Sfidanti.al