Al-Ittihad tentoi deri në momentin e fundit të merkatos që ta transferonte në Lindjen e Mesme me një pagë të barabartë me atë të Ronaldos por nuk ia doli mbanë. Gjithsesi, klubi nga Lindja e Mesme nuk do të heqë dorë dhe do të kthehet në sulm që në merkaton e janarit ku Liverpool mund të humbasë sulmuesin më të mirë të organikës aktuale.
Eshtë eksperti i transferimeve Fabrizio Romano ai i cili ka konfirmuar se klubet arabe janë duke studiuar mundësinë për ta bindur Salah që të transferohet në Lindjen e Mesme, aty ku tashmë pjesë e saj janë shumë yje të futbollit si Ronaldo, Benzema, Mane, Neymar, etj.
sfidanti.al