Milani pret golat e Gonçalo Ramos

Në pak ndeshje me kombëtaren luzitane ish-lojtari i PSG-së rezultoi shumë i rëndësishëm. Tani “Djalli” pret që të bëjë të njëjtën gjë edhe me fanellën kuqezi. Pauza e kombëtareve për Gonçalo Ramos ishte nëj festë e vërtetë. Ai shënoi tre gola dhe fitoi besimin e humbur. Me fanellën e Portugëlisë ka një feeling të vazhdueshëm, në Botëror realizoi një gol të bukur ndaj Kroacisë, sapo kishte firmosur me Milanin. Portugezi gjeti golin në të tria ndeshjet si titullar, ndaj Danimarkës dhe dy herë ndaj Norvegjisë. Numra të ndryshëm nga ata të muajit të parë te Milani, ku goli i vetëm është ai ndaj Venezia-s.

Tani objektivi është që festa e Ramos të fillojë edhe te Milani, ndoshta që të dielën kundër Sassuolo-s. Sulmuesi portugez është blerja më e shtrenjtë në historinë e klubit, por ende nuk ka dhënë atë që të gjithë tifozët kuqezi presin.

“Mendoj se nuk është më e rëndësishmja që unë të shënoj shumë gola. Më e rëndësishme është që skuadra të fitojë edhe nëse nuk do të jem unë protagonist, ai që zgjidh ndeshjet”, – ka thënë Ramos para ndeshjes me Benfikën. E vërtetë, por tani Milani pret golat e numrit 9 për të festuar.