Milani nis sulmin final për rinovimin me portierin Maignan

Historia mes Milan dhe Mike Maignan ka mbërritur në momentin final. Këtë javë pritet takimi përfundimtar mes drejtuesve kuqezi dhe Jonathan Kebe, agjentit të portierit francez. Qëllimi është për të hedhur të zezën mbi të bardhë, për rinovimin që deri pak kohë më parë dukej i pamundur. Tare dhe Furlani kanë përgatitur një propozim “alla Leao” për ta bindur Maignan: kontratë deri në 2029-ën, me opsionin deri në 2030-ën, ndërsa paga totale kap shifrën e 7 milionë eurove. Shifra të njëjta me ato të sulmuesit portugez, duke e bërë kështu kapitenin lojtarin tjetër më të paguar në skuadër.

Një sinjal i fortë, i nevojshëm për t’u mbyllur përfundimisht derën Juventusit, Chelsea dhe Manchester United, që po ndjekin zhvillimet, edhe pse 30-vjeçari nuk ka pasur bisedime me këto klube. Pas një akordi verbal të arritur në 2025-ën, Milan u tërhoq më pas për shkak të disa gabimeve të portierit. Francezit iu propozua një rinovim i ulët, 4 milionë euro. Maignan, i pakënaqur, kërkoi shitjen te Chelsea në verë, por lëvizja nuk u krye pas ndërhyrjes së trajnerit Max Allegri. Ai e konfirmoi kapiten, foli me të vazhdimisht dhe Maignan reagoi me paraqitje shumë të mira. Tani ka optimizëm për rinovimin, sepse situata dhe shifrat kanë ndryshuar. Mbështetja e trajnerit, ekipit dhe tifozëve, si dhe oferta e lartë kanë bërë që Maignan të jetë më afër rinovimit.

sfidanti.al