Milani ndëshkohet me stërvitje jashtë planit pas humbjes në Holandë

Mbeten edhe vetëm 5 ditë deri në rinisjen e kampionatit, por situata nuk po duket e mirë. Një Milan, kampion i Italisë në fuqi, që humbet 0-3 në fushën e PSV Ajndhovenit në Holandë, nuk bën aspak përshtypje të mirë edhe pse ishte një miqësore. Mediat në Apeninë shkruajnë dhe botojnë foto sesi trajneri Stefano Pioli vendosi t’i nxirrte lojtarët e tij në stërvitje jashtë planit, për t’i shkundur e për t’i sjellë në vete. Ndeshja e Serisë A do të jetë në fushën e Salernitanës dhe Pioli kërkon fitoren. Trajneri u tregoi lojtarëve gabimet që ata kishin bërë ndaj PSV-së.

Sfidanti.al